Showbiz

S'kishte ndodhur më parë/ Balerini i propozon për martesë të dashurën në mes të emisionit

Shkruar nga Liberale
S'kishte ndodhur më parë/ Balerini i propozon për

“Ti e di sa të dua. Ti je gjëja më e shtrenjtë që kam. Jam shumë falenderues sepse më ke ndryshuar jetën”, i tha Graciano Argjirës.

Dy personazhet e njohur kanë qenë sot pjesë e rubrikës “Dielli apo hëna” në “E diell”, ku në momentin e fundit të lojës, Gracianos iu kërkua diçka.

Prezantuesja e rubrikës Nevina i tha Gracianos se duhet t’i propozonte për martesë Argjirës mes emisionit. Balerini pranoi dhe tha se në fakt kjo pjesë nuk është e inskenuar sepse do të ndodhë me të vërtetë.

Në fund çifti u puthën dhe tani presim si do ta bëjë Graciano propozimin e vërtetë.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH