Aktualitet

"S'jemi terroristë", ndalohen në Pogradec 6 refugjatë nga Afganistani

Shkruar nga Liberale
"S'jemi terroristë", ndalohen në Pogradec 6

Vitet e fundit Shqipëria është kthyer në një vend tranzit sa i takon kalimit të emigrantëve të paligjshëm ku çdo ditë ndalohen dhjetëra refugjatë. Në Pogradec u ndalua nje grup prej 6 afganësh të cilët hynë në Shqipëri ilegalisht nga kufiri i gjelbër e tashmë duhet të kthehen pas.

Një emigrante e re tregon kalvarin e udhëtimit dhe dramën që përjetojnë me shpresën për një jetë më të mirë në një nga vendet e BE-së.

“Vijmë nga Greqia. Jemi nga Afganistani. Ne vijmë për një jetë më të mire. Unë jam e re, dua të shkollohem. Nuk dua ushqim, nuk dua para, dua shkollë. Nuk mund të më kuptoni. Është e vështirë. Policia na mori, por ne nuk jemi terroristë. Mami im është në Tiranë, unë jam me babin", tha ajo.

Personat që i kishin premtuar kalimin përmes Shqipërisë u arrestuan nga policia e tashmë ëndrra e tyre u pre në mes.

Kemi 8 ditë që udhëtojmë, do shkonim në Tiranë, në Shkodër dhe më pas në një vend tjetër", shtuan ata.

Mbi një mijë refugjatë janë ndaluar nga policia dhe forcat e Frontex gjatë këtij viti ndërsa mbi 50 persona janë arrestuar për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH