Sport

Shuhet legjenda e boksit Ahmet Golemi

Shkruar nga Liberale
Shuhet legjenda e boksit Ahmet Golemi

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare një nga boksierët më të mirë shqiptarë, Ahmet Golemi. Lajmin e bëri të ditur mëngjesin e sotëm i biri përmes rrjeteve sociale.

Ai është shpallur 5 herë kampion i peshës së tij në vendin tonë. Golemi do mbahet mend gjatë për kontributin e dhënë në boks derisa regjimi i asaj kohe e ndaloi si sport, por edhe për dënimin e paprecedentë të bërë në kohën e komunizmit për agjitacion dhe propagandë.

Pas viteve 90′ ai kujtohet për komentimin e ndeshjeve të boksit. Ka marrë çmimin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH