Ish-deputeti Vangjel Tavo me anë të disa rreshtave prekës, ka kujtuar vajzën e tij të ndjerë, e cila sot do të mbushte 24 vjeçe, por që jeta iu pre në mes pas një aksidenti tragjik pak javë më parë në Maqedoninë e Veriut.
Ai shkruan se për të dhe familjen Eva ishte lumturi dhe bekim.
"Sot Eva do mbushte 24 vjeçe e do e festonte ditëlindjen me familjen dhe miqtë…, por Perëndia deshi që ajo ta festojë me engjëjt… Eva ishte për ne jetë, lumturi, dashuri dhe bekim, kujtimi i saj ishte, e mbetet thesar. E deshëm e do e duam përjetësisht përtej çdo fjale e përshkrimi! Na mungon shumë e vogla ime dhe për çdo ditë të mbetur të jetës sonë, deri në frymëmarrjen e fundit, do mendojmë kujtimet më të bukura që ti na le… Me zemrën e pikëlluar dhe lotët e fshehtë që rrjedhin nga thellësitë e shpirtit, në pamundësi të të uroj nën të ngrohtin përqafim: Festo me engjëjt Eva, shpirti im! Vangjel Tavo dhe familja."