Sociale

Votat e ardhura nga Diaspora, ja vendi ku KQZ do t’i numërojë

Shkruar nga Liberale

Votat e ardhura nga Diaspora, ja vendi ku KQZ do t’i numërojë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar Parkun Olimpik të Tiranës “Feti Borova” si vendin ku do të numërohen votat e Diasporës.

Bashkia Tiranë kishte paraqitur në KQZ, listën e objekteve brenda territorit të qarkut Tiranë.

“Brenda afatit ligjor të parashikuar në nenin 94, pika 1, të Kodit Zgjedhor, është mundur të sigurohet ambienti pranë Parkut Olimpik të Tiranës “Feti Borova”, ku do të kryhen tre procese të votimit nga jashtë, siç janë: përgatitja e dokumentacionit zgjedhor, ruajtja dhe administrimi i votave nga jashtë deri në momentin e fillimit të numërimit, si dhe numërimi dhe vlerësimi i votave nga jashtë. Nga shqyrtimi i të dhënave të objekteve të paraqitura rezulton se Parku Olimpik i Tiranës “Feti Borova” përmbush kushtet e parashikuara në Kodin Zgjedhor dhe Vendimin përkatës të Komisionit Rregullator”, thuhet në vendin e KQZ-së.

Votat e ardhura nga Diaspora, ja vendi ku KQZ do t’i numërojë

Kujtojmë se Diaspora voton për herë të parë në zgjedhjet e 11 Majit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH