Sociale

Ujësjellësi do rrisë çmimin në Qarkun Elbasan, do të shkojë në 60 lekë për m3 për të 6 bashkitë

Shkruar nga Liberale

Ujësjellësi do rrisë çmimin në Qarkun Elbasan, do

Është karakterizuar me debate mbledhja e Këshillit Bashkiak të Elbasanit ku u diskutua për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Sipas Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime në Rajoni Elbasan kostoja e prodhimit dhe e shpërndarjes është shumë më e lartë se çmimi dhe e papërballueshme. Sipas këshilltarëve të djathtë, të cilët kanë braktisur mbledhjen, ky vendim rëndon në kurriz të qytetarëve.

Aktualisht konsumatorët familjarë paguajnë për ujin e pijshëm  40 L/m3. Ndërmarrja e Ujësjellësit ka kërkuar çmim të unifikuar për 6 bashkitë e qarkut Elbasan 60 L/m3/.

Deri tani Elbasani ka qenë një nga qytetet me çmimin më të ulët të ujit të pijshëm në vend. Ndërmarrja e Ujësjellësit gjithashtu argumenton se në qytet është duke u kryer investimi më i madh ndonjëherë përsa i përket furnizimit me ujë, prej rreth 3 milionë euro nga kfv dhe brenda vitit 2025 shumica e qytetit do të furnime 24 orë ujë.

Pas debateve Këshillit Bashkiak dha pëlqimin e 26 anëtarëve, ndërsa vendimin përfundimtar për rritjen e çmimit të ujit e merr ERRU./Tch

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH