Sociale

Rriten rastet me sëmundje pulmonare, mbi 70% në stade të avancuara

Shkruar nga Liberale

Rriten rastet me sëmundje pulmonare, mbi 70% në stade të

Popullata shqiptare po përballet me një rritje shqetësuese të sëmundjeve pulmonare kronike, veçanërisht te personat mbi 50 vjeç.

Një raport i Institutit të Shëndetit Publik, i kryer në disa qarqe të vendit si Tirana, Elbasani, Fieri, Kukësi dhe Korça, tregon se mbi 70% e pacientëve ndodhen në stadin e tretë ose të katërt të sëmundjes.

Sipas të dhënave, 37.7% e të prekurve janë në stadin e tretë dhe 35.4% në stadin e katërt, ndërsa 14.5% janë në stadin e dytë. Sëmundjet kronike të frymëmarrjes, përveç se dëmtojnë ndjeshëm cilësinë e jetës, mund të çojnë edhe në vdekje të parakohshme.

Faktorët kryesorë që ndikojnë në përkeqësimin e kësaj gjendjeje shëndetësore janë: duhanpirja, ndotja e ajrit, mungesa e aktivitetit fizik, obeziteti, dieta jo e shëndetshme dhe kushtet e punës.

Në 82.1% të rasteve të evidentuara, këta faktorë janë lidhur me përhapjen e sëmundjes pulmonare obstruktive kronike (SPOK), kryesisht tek meshkujt mbi 50 vjeç.

Raportet ndërkombëtare gjithashtu paralajmërojnë për rritjen e prevalencës së kësaj sëmundjeje në Evropë, për shkak të përkeqësimit të faktorëve të rrezikut si konsumi i duhanit dhe ndotja e ajrit./Reforma

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH