Sociale

Rikthehen reshjet e shiut ditën e nesërme, çfarë do të ndodhë me temperaturat

Shkruar nga Liberale

Rikthehen reshjet e shiut ditën e nesërme, çfarë do

Ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike me mbizotërim të motit të vranët dhe me reshje të herpsherëshme shiu prej orëve të para të 24-orëshit e gjatë gjithë ditës (me ndëprerje).

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata të izoluara afatshkurtra në pjesën e parë të ditës, ndërsa në orët e vona të pasdites pritet që i gjithë vendi të përfshihet nga reshje shiu me intensitet mesatar. Në Alpe dhe relievet e larta malore në verilindje-juglindje do të kemi rikthim të reshjeve të dëborës, me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 8-13m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 4 deri 12°C

në zonat e ulëta 7 deri 18°C

në zonat bregdetare 10 deri 18°C

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH