Sociale

Priten reshje shiu? SHMU zbulon çfarë do të ndodhë me motin në fundjavë

Shkruar nga Liberale

Priten reshje shiu? SHMU zbulon çfarë do të ndodhë me

Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot me kthjellime si dhe vranësira mesatare e kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore në orët e mesditës, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Ditën e Diel moti do të jetë I paqëndrueshëm si rezultat I periferisë së një qendre të ulët presioni me origjinë verilindore.

Priten reshje shiu? SHMU zbulon çfarë do të ndodhë me

Moti do të jetë më intervale kthjellimesh si dhe alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra lokale në pjesën më të madhe të vendit nga orët e mesditës deri në orët e pasdites.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina fiton shpejtësi 7-11m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2ballë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH