Koncertet e verës në qytetet e ndryshme të Shqipërisë, tashmë janë kthyer në një traditë të përvitshme.
Mbrëmjen e djeshme qindra vetë u mblodhën në sheshin në qendër të Librazhdit, ku kënduan së bashku me këngëtarët e njohur të muzikës shqiptare dhe kërcyen valle të ndryshme popullore deri në mesnatë.
Mes tyre ishin shumë emigrantë të cilët kanë ardhur për të kaluar pushimet e gushtit pranë familjeve të tyre, si edhe mjaft turistë të cilët u bënë pjesë e festës së organizuar nga Bashkia e Librazhdit.
Në këtë event morën pjesë këngëtarë të mirënjohur si: Eneda Tarifa, Eglantina Toska, Maya Aliçka, Hatixhe Lushi, Gentjana Gjoshi, Rezarta Lushi, Krenare Lushi dhe Hysni Hoxha të cilët krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme në qytet.
View this post on Instagram
Aktiviteti kulturor, artistik, “Festa e Shtegtarëve”, dhuroi momente të bukura dhe argëtim pafund për qytetarët e Librazhdit dhe jo vetëm, të cilët shijuan deri vonë tingujt e muzikës popullore dhe asaj të lehtë.