Sociale

Keni bërë plane për plazh? Ja si pritet të jetë moti në fundjavë

Shkruar nga Liberale

Keni bërë plane për plazh? Ja si pritet të jetë moti

Dita e shtunë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në dendësim. Në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Dita e diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. 

Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Reshjet pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët deri mesatar. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar. Në intervale të shkurtra kohore  reshje shiu në formën e shtrëngatave.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH