Sociale

Java e Pashkëve katolike/ Lezhë, besimtarët e krishterë kanë kremtuar të dielën e Larit

Shkruar nga Liberale

Java e Pashkëve katolike/ Lezhë, besimtarët e krishterë

Besimtarët katolikë të Lezhës kanë nisur kremtimet për javën e Pashkëve. Në rrugët e Lezhës ata iu bashkuan meshës së shenjtë të bekimit të Larit ose siç njihet ndryshe e diela e palmave ose  dafinave.

Katolikët kanë nisur festimet për Pashkët një ndër festat më të rëndësishme për këta besimtarë.

Në Lezhë besimtarët e krishtere kanë kremtuar të dielën e Larit, ose dita e Palmave ndërsa hyjnë në javën e madhe të Pashkëve që njofton ardhjen e të dielës së Pashkëve.

Qindra besimtarë iu bashkuan meshës së shenjtë të bekimit të palmave  që këtë vit u zhvillua në sheshin Papa Gjon Pali, ndërsa procesioni u drejtua nga Ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Monsinior Otavio Vitale.

Gjatë riteve liturgjike dhe Meshës së shenjtë të kësaj te diele qe njofton ardhjen e ditës së ringjalljes së Krishtit, klerikët ftuan besimtarët që tё imitojmë Jezusin dhe te ndjekin rrugën e tij. Tre çastet kulmore të kremtimit tё Dielёs sё Larit, janë procesioni i palmave i dafinave ose  i degëve të ullirit dhe  bekimi i tyre para kremtimit tё meshёs.

Simbolika e të Dielës së Larit për besimtarët katolikë, përkujton ditën që Jezu Krishti hyri në Jeruzalem dhe shënon fillimin e Pashkës që kulmon të shtunën në mesnatë me Ringjalljen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH