Sociale

IN MEMORIAM/ Margaret Hasluck, skocezja  që i shkroi Enver Hoxhës për të shpëtuar Lef Nosin nga  pushkatimi  

Shkruar nga Liberale

IN MEMORIAM/ Margaret Hasluck, skocezja  që i shkroi Enver Hoxhës

Më 18 tetor 1948 – ndërron jetë në Dublin të Irlandës, Margaret Hardin Hasluck, skocezja tepër e interesuar në çështjet shqiptare - ajo ishte gjeografe gjuhëtare, arkeologe, etnografe, mbledhëse folklori, studiuese dhe epigrafe (interpretuese e mbishkrimeve të lashta).

Në vitin, 1911, Margaret përfundon Kembrixhin, por pa diplomë - deri në vitin 1948, nga ky universitet diplomoheshin vetëm meshkuj. Pasioni i saj ishin kulturat e lashtësisë. Dhe shkon në Athinë ku regjistrohet në Shkollën britanike, ndërsa merret edhe me kërkime.

Aty gjithashtu njihet me studiuesin Frederik Ëilliam Hasluck, që do të bëhej shok, bashkëshort dhe koleg i saj. Frederiku, nën/drejtor i Shkollës Britanike në Athinë, ishte edhe arkeolog. Në vitin 1920, ai vdes, duke lënë pas shumë punime të papërfunduara. Margaret shpërngulet në Angli ku merret me redaktimin e këtyre dorëshkrimeve, dhe i boton nën emrin Margaret Hasluck. Pas kësaj, aty nga mesi i viteve 1920, Margaret udhëton nëpër Ballkan, duke u marë me studime antropologjike.

Në Shqipëri, ajo ndërton shtëpinë e saj në Elbasan, ku jetoi për 13 vjet, duke u bërë një legjendë mes shqiptarëve të kohës. Margaret botoi artikuj të shumtë, përfshirë edhe gramatikën e parë anglisht-shqip, si dhe një libër leximi. Për shkak të punës së saj për zbulimin britanik në Luftën e Parë Botërore, Hasluck u detyrua të largohej nga Shqipëria për në Athinë, kur italianët pushtuan vendin në vitin 1939. Dhe kur Athina u bë e pasigurt, ajo u shpërngul në Stamboll, nga ku herë-here shihet në rolin e këshilltares për qeverinë britanike në lidhje me çështjet shqiptare.

Më vonë ajo vendoset në Kajro. Në vitin 1945, Margaret Hasluck diagnostikohet me leuçemi; dhe tërhiqet për kurim në Dublin, ku vdiq më 1948. Haskuck la pas të papërfunduar edhe një vepër mbi kulturën, folklorin, gjuhën e zakonet shqiptare - nga rreth 16 kapituj që kishte planifikuar, vetëm 4 a 5 mundi të përfundojë.

Në vitin 1945 ajo thoshte se kishte nevojë për ndihmën e Lef Nosit, miku i saj i ngushtë gjatë periudhës në Elbasan, njohuritë e të cilit duket se i vlerësonte jashtëzakonisht. Madje tregojnë se më 1945, kur Nosi u arrestua nga komunistët në pushtet në Shqipëri, Margaret Hasluck i dërgoi një letër personalisht Enver Hoxhës ku i lutej që t'a lironte Lef Nosin në mos për gjë tjetër, të paktën për njohuritë dhe kontributin e tij në kulturën dhe kauzën shqiptare - dhe Hoxha iu përgjigj, tërthorazi, me pushkatimin e Nosit.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH