Sociale

Habit burri nga Tirana, shkon në emision dhe kërkon NUSE për djalin: Kemi 2 sera, lopë, pula.. do bëjmë aheng sa të çmendim lagjen!

Shkruar nga Liberale

Habit burri nga Tirana, shkon në emision dhe kërkon NUSE për

Një 72-vjeçar i ka habitur të gjithë me kërkesën e tij në emisonin "E Diell". 

Ai kishte shkuar në studion e emisionit “E Diell” për të kërkuar nuse për djalin e tij. Ai u shpreh se djali i tij rri gjithë ditën në punë.

Timi shtoi se në emision e ka dërguar bashkëshortja e tij, pasi i ka thënë se ‘ka programe për këto punë’.

“Kam një problem. Kam një djalë që nuk vendos për t’u martuar. Djali po shkon te 40-at. Ka parë plaka nga këto programet dhe ka dy javë që më thotë shko atje se mund të gjesh nuse. Djali jeton me ne në shtëpi, në Vrap të Tiranës. Aty kemi pronën tonë, e zhvillojmë. Kemi dy sera të vogla, kemi lopë, dhi, dele, pula.

Plaka është bërë merak. Djalit i vjen zor, nuk vjen. Thashë të vij unë njëherë. Ai nuk e di që jam këtu, kam ndjekur llafin e plakës që më tha mos i trego. Marrëdhënie nuk e di nëse ka patur apo jo me ndonjë vajzë, ngaqë rri gjithë ditën në punë.

Djali rri i mbyllur nuk flet për këtë. Nëse e gjen, do bëjmë aheng do çmendim lagjen”, tha 72-vjeçari nga fshati Vrap. 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH