Sociale

FOTOLAJM/ Realizohet me sukses procedura e trombektomisë në Spitalin Memorial të Fierit

Shkruar nga Liberale

FOTOLAJM/ Realizohet me sukses procedura e trombektomisë në Spitalin

Në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit vijon të realizohet me sukses procedura urgjente, e trombektomisë, një ndërhyrje jetëshpëtuese që heq mpiksjen e gjakut në arteriet e trurit, duke rikthyer qarkullimin normal të gjakut dhe duke minimizuar dëmet neurologjike.

Kjo u bë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Kjo arritje është rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer të ekipit multidisiplinar, të dr. Hasan Bayindir, Ümit Gorgulu, dr. Klaudio Disha, dr. Kjanda Elpenoria, dr. Turhan Guler, dr. Arlinda Abazaj, dr. Mesut Karatas, si dhe teknikëve Halil Ibrahim Ozkan, Temel Acar dhe Evis Maqina.

Zbatimi i autonomisë menaxheriale ka sjellë një gamë më të gjerë shërbimesh dhe po garanton kujdes shëndetësor cilësor, me teknologji të avancuar dhe kapacitete të larta profesionale."- shkruan Koçiu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH