Kjo grua e moshuar ndodhet e pastrehë, ndërsa kalon ditët dhe netët e ftohta në rrugë, konkretisht në zonën afër Rrugës së Kavajës në Tiranë.
Ajo ka kërkuar ndihmë për të siguruar një strehë për veten e saj ose azil. Tashmë që dimiri po troket, duket se jetesa për gruan do të jetë edhe më e vështirë.
Qytetarët i bëjnë thirrje Qendrës së Strehimit të Personave pa Shtëpi që t’i sigurojnë asaj një banesë. Shpresojmë që thirrja t'iu shkoja personave përkatës dhe e moshuara të mos endet më rrugëve. (foto e siguruar nga JOQ)