Sociale

A mundet Apple ti kthejë AirPods-at në aparate dëgjimi?

Shkruar nga Liberale

A mundet Apple ti kthejë AirPods-at në aparate dëgjimi?

Vitin e kaluar Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) krijoi një lloj të ri aparatesh dëgjimi që mund të bliheshin pa recetë dhe pa ekzaminim mjekësor.

Me sa duket, edhe Apple është e gatshme të hyjë në treg me një pajisje mjekësore të dobishme të quajtur AirPods Pro.

Sipas Mark Gurman, “lajmi i madh për aparatin e dëgjimit” nga Apple do të vjen krahas iOS 18, shkruajnë mediat e huaja.

Me sa duket këto kufje nuk do jenë perfekte, por do jenë një ndihmë e madhe për ata pacientë që nuk kanë qasje në aparatet profesionale të dëgjimit.

Gjithashtu, AirPods mund t’i bëjnë ata të ndihen më mirë.

Kjo pasi shumë persona nuk e vendosin aparatin e dëgjimit shkaku që nuk ndjehen rehat ose iu duket vetja shumë i/e moshuar.

Kjo nuk është hera e parë që Gurman shkruan për përdorimin e Apple AirPods si aparat dëgjimi.

Gati një vit më parë ai tha se nuk do të habitej nëse gjiganti teknologjik do t’i kthente kufjet në një aparat dëgjimi të miratuar nga FDA. Miliona njerëz do mund të ndihmoheshin me këtë produkt.

Por, me sa duket AirPods Pro mund të jenë edhe më shumë sesa një aparat dëgjimi. Në vitin 2016 Apple mori leje për zhvillimin e një sistemi që do t’i lejonte kompanisë të mblidhte të dhëna si rrahjet e zemrës, temperatura, dhe djersitja. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH