Politikë

Vota e DIASPORËS/ PS dhe PD drejt një “romance” të re!

Shkruar nga Liberale

Vota e DIASPORËS/ PS dhe PD drejt një “romance” të

24 orë para nisjes zyrtare të procesit të regjistrimit te diasporës, kryedemokrati Sali Berisha konfirmoi negociatat  me partinë socialiste për votuesit nga jashtë.

“Di që janë në negociata. Di që po zhvillohen negociata. Nuk e di te them ne cilin stad janë.”, konfirmoi kreu i Partisë Demokratike.

Berisha konfirmoi votën pro të demokratëve për çdo ndryshim në favor të lehtësimit të votës së diasporës. Kryedemokrati nuk dha detaje për çështjet që janë në tryezën e bisedimeve, por Top Channel ka mësuar se po vlerësohet mundësia e afrimit me 10 ditë e afateve të regjistrimit të subjekteve politike, kandidatëve dhe koalicioneve në mënyrë që fleta e votimit të prodhohet më shpejt, për ti dhënë më shumë kohë postës për kthimin e zarfit me votën e emigrantëve brenda afatit zyrtar.

Ndërhyrja e dytë,  ka të bëjë me  reflektimin e ndryshimit në kod, që koston e kthimit te  fletës së votimit e merr përsipër shteti dhe jo emigranti.

“Kërkesat e arsyeshme që shkojnë në favor të transparencës dhe mundësisë së votës së diasporës do miratohen nga ne, qoftë edhe në rast se do duhen ndryshime të tjera ligjore”, shtoi Berisha.

Në mbledhjen e parë të grupit parlamentar për këtë vit Sali Berisha kritikoi deputetët për punën e pamjaftueshme që po bëjnë me diasporën  duke lënë porosi dhe detyra konkrete për secilin deputet.

“Grupi parlamentar, çdo deputet është i ftuar të koordinojë me qendrën këtu, çdo takim të mundshëm që mund të organizojë me emigracionin. Secili duhet të marrë përsipër të paktën të trefishojë votën e tij, edhe me dy vota të tjera nga diaspora”, përfundoi Berisha.

Këtë të shtunë nis zyrtarisht procesi i regjistrimit te diasporës, ndërkohë që emigrantët që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e pranverës kanë afat për tu regjistruar në faqen online të KQZ-së deri me 4 mars.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH