Politikë

“Të rrisim volumin e sipërmarrjes në fshat”, Rama flet për financimin e bujqësisë: Eksportet bujqësore do të shkojnë 1 mld euro në 2030

Shkruar nga Liberale

“Të rrisim volumin e sipërmarrjes në fshat”, Rama

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin në bujqësi, ku përmes një instrumenti bankar me një linjë financimi prej 250 mln euro do të mbështeten investimet në sera, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm, inovacion teknologjik në shërbim të zhvillimit rural.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se, ky është një proces që ka nisur disa kohë më parë dhe sot kurorëzohet në mënyrën më inkurajuese dhe më optimiste me vendimin e Bankës së Shqipërisë për të hapur një linjë të re inovative financimi prej 250 milionë euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me fokus tek bujqësia dhe marrëveshjen e nënshkruar mes Bankës qendrore dhe bankave të nivelit të dytë për ta jetësuar këtë linjë financimi në funksion të projekteve, të investimeve në sektorin e bujqësisë në radhë të parë.

"Ky është një hop i madh cilësor, shumë premtues për sektorin dhe për vendin. Duke pasur parasysh dy gjëra. Së pari që ne kemi vendosur një objektiv ambicion që në Shqipërinë 2030 eksportete bujqësore të arrijnë në 1 mld euro. Sot jemi mbi 500 milionë euro eksporte, por ndërkohë kishim pak më shumë se sa 100 mln euro kur kemi marrë detyrën. Arritja e objektivit prej 1 mld eurosh kërkon një fuqi të shtuar të sektorit, një fuqi të shtuar të fermerëve dhe kjo fuqi do të vijë permës investimeve.

Nga ana tjetër është e domosdoshme edhe për Shqipërinë anëtare të BE-së, ku sfida e konkurencës dhe sfida e përshtatjes me rregulla dhe standarde edhe më të larta është një sfidë shumë e madhe. Sot jemi në një moment kur mund të ndjehemi mirë për faktin se kemi një produkt të kombinuar mes linjës së re të financimit të Bankës së Shqipërisë dhe mbështetjes që qeveria do të japë duke arritur që pëmres garancisë sovrane të mbulojë 70% të principalit të kredisë."- u shpreh Rama. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH