Politikë

"PS është votuar nga 800 mijë shqiptarë"/ Rama takim me kandidatët për deputetë të Tiranës: Duhet ta kapim trenin dhe të jemi në BE

Shkruar nga Liberale

"PS është votuar nga 800 mijë shqiptarë"/ Rama

Kryeministri i vendit, Edi Rama, së bashku me kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali dhe ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Tiranës.

Rama, gjatë fjalës së tij tha se PS ka ardhur në pushtet pasi është votuar nga 800 mijë shqiptarë dhe theksoi se PS synon 1 milionë vota në këto zgjedhje bashkë me votën e diasporës.

Rama: Ne jemi një parti e gjerë. Jemi këtu prej vullnetit të 800 mijë zgjedhësve dhe me votën e diasporës synojmë të shkojmë 1 milion. Të gjitha zgjedhjet kanë qenë të rëndësishme dhe një parti si e jona hyn për të fituar. Çdo zgjedhje ka pasur peshën e vet mbi ecurinë e vendit, por këto zgjedhje kanë një peshë specifike të posçme sepse që nga zgjedhjet e para pluraliste, ato të ‘91 dhe ‘92, këto zgjedhje janë të parat që kanë një rëndësi të posaçme gjeopolitike për Shqipërinë. Për herë të parë, mundësia e hyrjes së Shqipërisë në BE është reale, e prekshme, konkrete dhe aktuale. Asnjëherë si sot kjo nuk ka qenë diçka konkrete dhe aktuale. Është hapur një dritare që nuk do të qëndrojë e hapur përgjithmonë.

Si rezultat i përpjekjeve të bëra, ne kemi mundësi të shfrytëzojmë këtë moment. Duhet të jemi të vetëdijshëm që treni i historisë ndalon shumë pak në një stacion, nuk rri aty sepse e tillë është mënyra se si zhvillohet historia. Ne nuk mund dhe nuk duhet ta humbin këtë tren. Është sot ekzistenaciale që ne të jemi brenda në BE.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH