Politikë

Partia Demokratike çel zyrtarisht fushatën elektorale në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Partia Demokratike çel zyrtarisht fushatën elektorale në

Partia Demokratike ka çelur sot zyrtarisht fushatën elektorale në një miting të madh të organizuar në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Kreu i kësaj force politike, dhe pretendenti për të rimarrë pushtetin në zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha ka mbërritur në miting i shoqëruar nga amerikani Chris LaCivita, të cilin e ka kontraktuar për t’i organizuar strategjinë që shpreson ta çojë drejt fitores, ashu siç bëri me Donald Trump.

Kolona zanore që ka shoqëruar Berishën dhe mesa duket do shoqërojë të gjithë fushatën e koalicionit “Shqipëria Madhështore”, ishte kënga e famshme e filmit Rocky Balboa, Survivor – Eye of thë tiger.

Më pas, mitingu është çelur me himnin kombëtar, të interpretuar nga këngëtari Renis Gjoka si dhe ka vijuar me prezantimin e të gjithë kandidatëve për deputetë nga ky koalicion.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH