Politikë

Numëruesit e PD në Fier: Jemi të lodhur të ndërpritet numërimi

Shkruar nga Liberale

Numëruesit e PD në Fier: Jemi të lodhur të ndërpritet

Për shkak të lodhjes së numëruesve të PD, këta të fundit kanë kërkuar që procesi i rinumërimit të votave në qytetin e Fierit do të filloje nesër në orën 8:00.

Numërimi është ndërprerë për 3 KZAZ-të e qytetit përkatësisht për 58, 59 dhe 60, ndërsa qarku Fier në total ka 9 KZAZ.

Nënkryetarja e KZAZ - se Enkelejda Veliu ka pohuar se nuk kanë zëvendësues.

‘Ne menduam që ta ndërpresim votimin për ta nisur nesër në mëngjes në orën 8:00. Është një lodhje njerëzore, nuk mundemi më, nuk kemi zëvendësues’, tha ajo.

Ndërkohë, Patosi, Roskoveci dhe Mallakastra pritet që të rifillojnë numërimi, pasi janë pushim që prej orës 8.

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH