Seanca plenare në parlament i ishte dedikuar sjelljes dhe shqetësimit të qytetarëve. Por deputetët e dy kampeve kishim të tjera impenjime. Shumë prej tyre ndodhen në stadium.
Seanca nisi jo vetëm që nisi 30 minuta me vonesë për mungesë kuorumi, por pati pjesëmarrje të ulët.
Morën pjesë vetëm 6 ministra pasi shumica kolegëve të tyre ndodhen në Gjermani për të parë ndeshjen e kombëtares kundra Spanjës.
Pas më shumë se dy orësh nga nisja e seancës, shumica e deputetëve dhe disa ministra e kanë braktisur sallën, në prag të ndeshjes së Kombëtares me Spanjën.