Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë për masat ndaj tyre nga Gjykata e Posaçme Antikorrrupsion.
Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha ata do të gjykohen bashkë në një çështje dhe gjyqtari relator është Ilir Panda.
Ish-presidenti Meta ndodhet nën masën arrest në burg, kurse deputetja Kryemadhi “detyrim paraqitje”.
Meta ndodhet prej rreth katër muajsh në burg pasi u arrestua për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
Meta në kërkesën e tij këmbëngul se jo vetëm nuk ka prova, nuk është i rrezikshëm dhe nuk e dëmton procesin, por që edhe po pengohet si kryetar i Partisë së Lirisë për zgjedhjet.