Politikë

"Ilir Metën nuk e përjashton dot nga politika as Rama, as Dumani", Presidenti i PL-së nis fushatën nga burgu: U rrëmbeva

Shkruar nga Liberale
"Ilir Metën nuk e përjashton dot nga politika as Rama, as

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka njoftuar se ka nisur fushatën e tij për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke e filluar këtë proces nga qelia. Gjatë fjalës së tij në Konventën e Tiranës të PL-së, Meta u shpreh se nuk mund ta përjashtojnë dot nga politika dhe se do të jetë një nga deputetët më të votuar, edhe nëse ndodhet me pranga në duar.

“Ilir Metën nuk e përjashton dot nga politika as Rama, as Dumani. Unë e kam nisur fushatën time edhe nga qelia numër 5 dhe do të zgjidhem deputet ndër më të votuarit edhe me pranga në duar nga qytetarët e qarkut të Tiranës që do të votojnë këtu, por edhe gjitha ata që do votojnë nga emigracioni”, tha Meta.

Në fjalën e tij, Meta lexoi premtimet elektorale të Partisë së Lirisë për zgjedhjet e 11 majit dhe vazhdoi sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të SPAK, duke i akuzuar ata për abuzime dhe korrupsion. Sipas tij, Partia e Lirisë do të vazhdojë të luftojë për drejtësi dhe liri, duke u bërë një alternativë e fortë për shqiptarët në këto zgjedhje.

U rrëmbeva që ata të grabisin një mandat të katërt. Rama është betuar për të zhdukur në mënyrë antikushtetuese cdo gjyqtar me integritet që ka mbetur në gjykatë Kushtetuese para zgjedhjeve të 11 majit në mënyrë që të mos ketë asnjë mendim pakice. Ndaj duhet të përqëndrohemi shumë fort në mënyrë që të mos kthehemi nga republikë parlamentare në ‘Duman Republikë’ ku afërmendsh për llogari të kreut të organizatës kriminale asgjësohet cdo gjyqtar I pavarur jo vetëm në gjykatë Kushtetuese por dhe kërcënohet cdo gjyqtar që ka kaluar vetingu.

Problemi kryesor në Shqipëri nuk është korrupsioni, krimi organizuar as elektoral. Këto janë pasojë. Problem kryesor është kapja për fyti e SPAK dhe sistemit të drejtësisë nga kryetari I organizatës kriminale. Nis nga zgjedhja me 69 vota e prokurorës së përgjithshme. Kapja e gjykatës Kushtetuese ka nisur prej 8 vitesh.

Një ambasador u përdor për të bërë deklaratë deligjituese për të cilën më pas kërkoi falje por pasi e kishte bërë me ndërgjegje të plotë“, tha Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH