Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim ditën e sotme me gratë në kryeqytet.
Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh është e rëndësishme që të zhvillohen takime me qytetarë, duke shtuar se strukturat e PD duhet të jenë në funksion të qytetarëve.
“Historia ka treguar se sado e fortë të jetë censura, sërish është e kapërcyeshme. Fushata e fundit e Donald Trump ka leksionin më të madh të saj takimin me njerëzit,. Ai kishte një censurë të jashtëzakonshme në tërësi nga të gjitha mainstream media, përveç njërit që ishte i lëkundur.
Ftesa ime, këshilla ime është takime, takime dhe vetëm takime. Gjendja tek qytetarët, tregon një optimizëm shumë të madh. Në terma reale është dy kate më i madh nga çfarë e mendojnë. Unë konstatoj, në rrugë, në tregje një klimë jashtëzakonisht miqësore. Pra qytetarët mezi presim programin tonë, fjalën tonë dhe vlerësimin tonë”, u shpreh Berisha.
Kreu i PD nuk i kurseu kritikat ndaj Partisë Socialiste dhe fushatës së zhvilluar deri më tani. Sipas tij PS nuk paraqet asnjë program dhe se kryeministri Edi Rama, kërkon të spostojnë vëmendjen e qytetarëve nga problematikat me të cilat përballen sot."-tha ai.