Nicholas Prosper u deklarua fajtor për vrasjen e nënës së tij, 48-vjeçaren Juliana Falcon, vëllait të tij, Kyle Prosper, 16 vjeç dhe motrës 13-vjeçares Giselle Prosper.
Teksa njoftoi dënimin, gjyqtari tha se fjalët “i pashpirt dhe brutal” janë të pamjaftueshme për të përshkruar tmerrin e momenteve të fundit që pësuan viktimat e tij. Trupat e tyre u gjetën në banesën e tyre në Luton në shtator të vitit të kaluar. Policia beson se ai vrau familjen, kur nëna e tij gjeti një armë gjahu që kishte blerë duke përdorur një certifikatë false dhe u përball me të.
Nga ana tjetër, 19-vjeçari kishte planifikuar të kryente një sulm të shtëna masive në shkollën fillore katolike St Joseph, ku vëllezërit e tij kishin qenë nxënës. Ai pohoi para trupës gjykuese se donte të njihej si “qitësi më i famshëm në shkolla për shekullin e 21-të”.
Skema iu prish përfundimisht nga oficerët të cilët e panë atë në rrugë menjëherë pas vrasjeve dhe e arrestuan. Arma e mbushur u gjet e fshehur në shkurre aty pranë, së bashku me më shumë se 30 gëzhoja.