Kronikë

Vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria: Naim Murseli urdhëroi vrasjen për shkak të 260 mijë eurove nga sigurimi i jetës në Suedi

Shkruar nga Liberale.al

Vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria: Naim Murseli urdhëroi vrasjen

Prokuroria ka bërë të ditur se Naim Murseli urdhëroi vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj, pasi ajo kishte marrë 260 mijë euro nga sigurimi i jetës në Suedi. Sipas hetimeve, në vitin 2022, në emër të Liridonës u pagua një shumë prej 3 milionë kronash suedeze, që përkthehen në 260 mijë euro.

Avokatja e Murselit kërkoi që ai të dërgohet në ekzaminim mendor, por deri tani gjykata nuk ka dhënë përgjigje. Naim Murseli mohon akuzat dhe thotë se nëse prokuroria e vërteton fajin e tij, ai vetë do të kërkojë burgim të përjetshëm.

Prokuroria ka ngritur aktakuzë edhe ndaj Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt. Ata akuzohen se ishin pjesë e një plani ku Plava do të kryente vrasjen, ndërsa Murseli do t’i paguante 30 mijë euro.

Sipas aktakuzës, vrasja u organizua nga Murseli për shkak të problemeve familjare dhe dëshirës për hakmarrje ndaj gruas së tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH