Kronikë

PAMJE TË RËNDA! 18-vjeçari shqiptar aksidentohet me motor në Athinë, humb jetën në vend

Shkruar nga Liberale

PAMJE TË RËNDA! 18-vjeçari shqiptar aksidentohet me motor

Një aksident i rëndë është shënuar një ditë më parë në qendër të Athinës, si pasojë të të cilit ka humbur jetën një 18-vjeçar shqiptar.

Ngjarja është shënuar në një nga lagjet më të njohura të kryeqytetit grek Kipseli, ku dy të rinj, shqiptari dhe një 16-vjeçar grek, kanë qenë duke udhëtuar me motor me shpejtësi, pa kaska, duke u përplasur më tej me njëri-tjetrin.

I riu grek ka fluturuar nga motori dhe ka dalë anash rrugës, por me lëndime të lehta, ndërsa i riu shqiptar është rrëzuar në asfalt dhe ka marrë plagë për vdekje.

Mediat greke kanë publikuar edhe pamje nga aksidenti i rëndë, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH