Kronikë

U plagos me lëndë plasëse në makinë/ Kush është Ludovik Syziu, i vëllai vrau 24 vite më parë policin në Mirditë

Shkruar nga Liberale

U plagos me lëndë plasëse në makinë/ Kush

Një pistë e re po ndiqet nga Policia e Lezhës në lidhje me atentatin ndaj Ledovik Syziut (Ndoj) në Mirditë.
 
Raportohet se autor të jetë vëllai i 47-vjeçarit, Dritan Syziu (Ndoj), i cili ndodhet në arrati pasi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të policisë, Gjon Paçuku.
 
Nga mediat e ndryshme në vend, mësohet se policia po ndjek këtë pistë për shkak të konflikteve që dy vëllezërit kanë pasur me njëri-tjetrin kohët e fundit.
 
Fatmirësisht nga shpërthimi, 47-vjeçari nuk mori lëndime të rëndë ndërkohë ndodhet i shtruar në spitalin e Mirditës jashtë rrezikut për jetën.

Lënda plasëse ishte vendisur në pjesën e pasme të mjetit, i cili shpërtheu sapo Syziu e ndezi. Policia ka nisur hetimet ndërsa në dëshminë e tij, Syziu ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri.

U plagos me lëndë plasëse në makinë/ Kush

Dritan Syziu (Ndoj) është në listën e 50 personave më të kërkuar nga Policia shqiptare si autor i vrasjes së efektivit të Policisë, Gjon Paçuku në Mirditë. Ngjarje e ndodhur më 28 Qershor të vitit 2000. Por ngjarjen nuk e kreu i vetëm, pasi ishte bashkë me Nikollë Syziun, Bardhok Syziun, Tonin Gjokën e Arjan Reçin.

Si ndodhi ngjarja

Mëngjesin e 28 Qershorit të vitit 2000, Dritan Syziu (Ndoj) së bashku me Nikollë Syziun, Bardhok Syziun, Tonin Gjokën e Arjan Reçin vendosën që të grabisnin disa pjesë këmbimi për makina të një parkingu pranë ish-SMT-së së qytetit.

Por jo gjithçka shkoi sipas planit, pasi ata u pikasën nga roja i objektit, i cili lajmëroi dhe Policinë.

Kjo e fundit mbërriti në vendin e ngjarjes, fillmisht duke menduar se kishin të bënin me një vjedhje të rëndomtë, por me të mbërritur atje u përballen me autorët, të cilët ishin të armatosur rëndë.

Pasi iu kanë bërë thirrje që të dorëzoheshin, Dritan Syziu dhe të tjerë kanë hapur zjarr duke lënë të vdekur efektiv Gjon Paçuku dhe të plagosur tre efektivë të tjerë, Nikollë Marku, Bardhosh Jaku e Ndue Çupi./Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH