Kronikë

Tjetër trafik droge përmes postës, por kësaj here drejt SHBA-ve, në pranga 2 të rinjtë banues në Kamëz

Shkruar nga Liberale

Tjetër trafik droge përmes postës, por kësaj here drejt

Tjetër trafik droge përmes postës. Me sa duket shërbimi postar nuk përdoret vetëm për nevoja jetike.

Tashmë nuk ka më drogë që vjen nga SHBA-të këtu, por ndodh dhe e kundërta. 

Policia e Shtetit njofton se janë vendosur në pranga 2 persona të cilët pop trafikonin drogë nga SHBA në Shqipëri me anë të shërbimit postar.

Mësohet se të arrestuarit janë Skënder Vata 27 vjeç dhe Jugerst Luzi, 24 vjeç, të dy banues në Kamëz.
Dyshohet se ata kanë trafikuar lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kg e 200 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, e ndarë në pako, shuma parash dhe celularët e shtetasve të arrestuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH