Një 39-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve parandaluese në terren, kanë konstatuar një automjet që kryente manovra dhe i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të tij, me qëllim kryerjen e verifikimeve.
Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas po e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, në masën 1.58 mg/l.
Nga verifikimet e kryera më tej, rezultoi se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, për veprën penale “Drejtim i automjetit në menyrë të parregullt”.