Një person mbeti i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Orikum të Vlorës.
Ngjarja ndodhi brenda një lokali pranë një karburanti, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital.
Mësohet se i plagosur ka mbetur 29-vjeçari Sildi Velaj, e sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.