Kronikë

Sherr në mes të Tiranës/ Plagoset një person

Shkruar nga Liberale
Sherr në mes të Tiranës/ Plagoset një person

Një plagsoje me thikë ka ndodhur tek Komuna e Parisit në Tiranë.

Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit ndërsa autori i plagosjes është në kërkim nga policia.

I plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 12.02.2024, rreth orës 11:55, në rrugën “Prokop Mima”, shtetasi  F. B., 30 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin M. I., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH