Kronikë

"Pse babi e la hajnin ta vriste mamin?” – Avokati i familjes Ademaj tregon dhimbjen e fëmijëve

Shkruar nga Liberale.al

"Pse babi e la hajnin ta vriste mamin?” – Avokati i familjes

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është zhvilluar sot një tjetër seancë për vrasjen e Liridona Ademajt, ku të akuzuar janë bashkëshorti i saj, Naim Murseli, dhe tre persona të tjerë.

Në sallë ka folur edhe avokati i familjes Ademaj, Leutrim Syla, i cili tha se ky gjyq duhet të zbardhë të gjithë të vërtetën për këtë ngjarje të rëndë që tronditi opinionin publik.

Ai tregoi një moment prekës që lidhet me fëmijët e Liridonës. “Besoj që në këtë seancë duhet të jepet përgjigja ndaj pyetjes së fëmijëve: Pse babi e la hajnin me ia bo mamit bam?”, u shpreh avokati, duke shtuar se familja kërkon drejtësi të plotë për këtë krim të rëndë.

Nga ana tjetër, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm para gjykatës. Ai tha se nëse provohet se ka lidhje me vrasjen, atëherë vetë do të kërkojë dënim me burgim të përjetshëm.

Të akuzuarit e tjerë në këtë çështje janë Granit Plava, i cili zgjodhi të mos flasë, dhe Kushtrim Kokalla, që u shpreh gjithashtu i pafajshëm.

Procesi gjyqësor po vazhdon dhe priten zhvillime të mëtejshme në ditët në vijim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH