Kronikë

PAMJE nga vendngjarja/ Shoferi me shpejtësi të lartë humb busullën, makina del nga rruga dhe përfundon në arë

Shkruar nga Liberale

PAMJE nga vendngjarja/ Shoferi me shpejtësi të lartë humb

Një aksident ndodhi mesditën e sotme në afërsi të rreth-rrotullimit të Kolonjës, në daljen e rrugës për Bubullimë.

Mjeti tip Benz që udhëtonte nga Bubullima për në autostradë nuk ka mundur të hyjë në rrugë por ka shkuar drejt dhe pasi ka kaluar dy barrierat e hekurta që ndajnë autostradën ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

PAMJE nga vendngjarja/ Shoferi me shpejtësi të lartë humb

Drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjes ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga të dhënat paraprake dyshohet se drejtuesi i mjetit ishte me shpejtësi tepër të lartë dhe nuk ka kryer manovër frenuese por ka thyer dy barrierat e hekurta në autostradë.

Megjithatë do të jetë grupi hetimor i policisë që do të përcaktojë shkaqet e sakta të aksidentit.

PAMJE nga vendngjarja/ Shoferi me shpejtësi të lartë humb

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH