Kronikë

Detaje për plagosjen me thikë efektivin në Durrës! Autori po lëvizte në rrugë me thikë në dorë

Shkruar nga Liberale

Detaje për plagosjen me thikë efektivin në Durrës! Autori

Një efektiv policie është plagosur me thikë në dorë në Durrës, ndërsa tentoi të neutralizonte një person që lëvizte me thikë në zonë.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 11:00, është marrë njoftim nga qytetarët, se në lagjen nr. 1, një shtetas po lëvizte në rrugë, me mjet prerës, në dorë, duke u bërë rrezik për kalimtarët.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë ku kanë konstatuar shtetasin F. C., duke mbajtur një thikë, në dorë.

Gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tij është dëmtuar lehtë në dorë, nga mjeti prerës, punonjësi i Policisë E. C., i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar autorin e identifikuar si F. C., 38 vjeç, në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërsa thika është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Sipas gazetares së Top Channel, Vali Qyrfyçi, nga marrja në pyetje e 38-vjeçarit ka rezultuar se personi ka probleme të shëndetit mendor. Nuk ka qenë i skeduar nga policia si person problematik.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH