Kronikë

“Motër kam vrarë një person”/ Masakroi me th*kë kushëririn, si u zbulua vendi ku po fshihej autori i krimit

Shkruar nga Liberale

“Motër kam vrarë një person”/ Masakroi me th*kë

Hazbi Velsula, autori i dyshuar i vrasjes së Selim Velsulës, qëndroi në arrati disa orë pas krimit të rëndë. Ai masakroi me thikë kushëririn e tij në Xibër të Klosit dhe më pas ishte larguar drejt Tiranës.

Sipas burimeve, ai ka telefonuar motrën e tij duke i thënë që “kam vrarë një person”.

Ka qenë e motra e autorit e cila ka njoftuar policinë, që më pas ka rrethuar zonën në Allias ku ishte fshehur Hazbi Velsula dhe e kanë vendosur në pranga.

Dyshohet se autori i ngjarjes vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur pranë pronës së tij në fshatin Xibër-Murrizë të bashkisë Klos mbrëmjen e së mërkurës (11 maj).

Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës. Raportohet se viktima kishte thike në gjoks dhe pranë trupit të tij është gjetur një thikë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH