Kronikë

Makina me turistë të huaj aksidentohet në kanalin e Butrintit, banorët e zonës japin ndihmën e parë

Shkruar nga Liberale

Makina me turistë të huaj aksidentohet në kanalin e Butrintit,

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Vrinë, Bashkia Konispol.

Një automjet që vinte nga Greqia, me dy shtetas të huaj në bord, ka përfunduar në kanalin e Butrintit.

Banorë të zonës që kanë parë skenën, janë hedhur në ujë duke nxjerrë nga automjeti që po fundosej një çift të huajsh.

Banorët u kanë dhënë ndihmën e parë duke i nxjerrë nga uji deri sa ka mbërritur infermierja e zonës, Liljana Rumank, që u ka dhënë ndihmën e parë. Ajo ka konstatuar se mashkulli kishte parametra të ulët jetësorë ndërsa shoqëruesja e tij paraqitej në gjendje më të mirë.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe autoambulanca të cilët i kanë transportuar drejt Spitalit të Sarandës dy të lënduarit.

Ata janë identifikuar si Onno J Van Helden 53 vjeç nga Holanda dhe Dajana Murai 34 vjeç nga Brazili. Gjendja e 53-vjeçarit paraqitet kritike ndërsa e 34-vjeçares më e stabilizuar.

Megjithatë ata do të nisen me autoambulancë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH