Dy të mitur zhduken pa gjurmë nga qendra e pritjes së viktimave të trafikimit në kryeqytet.
Ka qenë punonjësja e kësaj qendre që ka bërë kallëzim në komisariatin e policisë nr 4.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasja E. K., punonjëse e Qendrës Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit, e cila ka kallëzuar se dy shtetas të mitur janë larguar nga kjo qendër. Punohet për gjetjen e tyre.”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.