Kronikë

Kishin shkuar për të vjedhur/ Zbardhen emrat e autorëve të sulmit me armë zjarri në Malësi të Madhe

Shkruar nga Liberale
Kishin shkuar për të vjedhur/ Zbardhen emrat e autorëve të

Policia ka shpallur në kërkim shtetasit Erion Vocrri dhe Rivaldo Zmijanen pasi dyshohen si autor të sulmit me armë zjarri në Malësi të Madhe.
 
Mësohet se dy të rinjtë, të moshës 22 dhe 27 vjeç, kishin shkuar në fshatin Gruemirë për të vjedhur, por ata janë pikasur nga banorët e fshatit, me të cilët kanë debatuar dhe përgjatë largimit nga fshati kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH