Kronikë

Kapen me lëndë narkotike në Shëngjin, arrestohet 23-vjeçarja, procedohen disa të tjerë

Shkruar nga Liberale

Kapen me lëndë narkotike në Shëngjin, arrestohet

Një 23-vjeçare është arrestuar nga policia për shitje të lëndëve narkotike.

Ndërkohë në gjendje të lirë janë proceduar edhe disa të rinj, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe në automjetet me të cilat ata qarkullonin, në Shëngjin, u gjetën lëndë narkotike.

Nga shërbimet e Policisë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të vogla të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë, kanabis, ekstazi dhe 2C-B.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH