Kronikë

"Kam pësuar goditje në tru, më lini të qetë”/ E AKUZUAR për vrasjen e të moshuarës, shqiptarja 'bie' vetë në GRACKË: I bëra një vizitë...

Shkruar nga Liberale

"Kam pësuar goditje në tru, më lini të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamena Vurlë, ku një grua 50-vjeçare nga Shqipëria është arrestuar nga policia greke nën akuzën e vrasjes së një të moshuare. Ajo ka deklaruar se ka probleme shëndetësore dhe se ka pësuar goditje në tru, duke kërkuar të lihen të qetë. 

“Kam probleme shëndetësore, kam pësuar goditje në tru, më lini të qetë”.

50-vjeçarja nga Shqipëria para hetuesve ka deklaruar e nuk ka lidhje me ngjarjen.

“Atë ditë shkova në shtëpinë e saj, por nuk bëra asgjë. U ula për pak dhe u largova, nuk kam lidhje me ngjarjen. Kam probleme shëndetësore, më lini”, ka thënë ajo, ndërsa e pyetur nga policia se ku janë rrobat dhe këpucët që ka veshur atë ditë, gruaja është përgjigjur se “janë diku këtu. Tani nuk mund t’i gjej, ndoshta janë vjedhur. Nuk jam mirë, më lër. Është detyra juaj t’i gjeni ato.”

Çfarë ndodhi?

Autoritetet u njoftuan më 12 tetor nga kushëriri i të moshuarës pasi ajo nuk kishte dhënë shenja jete prej më shumë se 24 orësh. Kur oficerët mbërritën në shtëpi, zbuluan se dera ishte e hapur por nuk kishte shenja të thyerjes.

84-vjeçarja u gjet e shtrirë dhe me një plagë në shpinë.

Sipas raportit mjekësor, 84-vjeçarja ëhstë goditur në shpinë me thikë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH