Kronikë

"I pabesi"/ Kur njeriu që ndan shtratin të dhunon kur je duke fjetur, arrestohet 48-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Liberale
"I pabesi"/ Kur njeriu që ndan shtratin të dhunon kur je

Kur çifti kurorëzohet me martesë, mendohet se do ta duan dhe t'i shërbejnë deri sa vdekja t'i ndajë. Por nuk ndosh në gjithmonë kështu. Jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën është rritur numri i divorceve. 

Mediat italiane raportojnë se jjë 48-vjeçar shqiptar, i njohur për policinë italiane, është arrestuar pasi ka sulmuar gruan e tij teksa ajo ishte duke fjetur.


Sipas mediave fqinje denoncimi është bërë nga vetë gruaja e shqiptarit, e cila ka treguar se ndërsa ishte në shtrat, bashkëshorti ishte hedhur mbi të duke e goditur. Ajo ka dëshmuar se i ka ardhur në ndihmë djali i tyre i mitur, por edhe ai më pas është rrahur nga i ati.

Pas mbërritjes së policisë, fillimisht shqiptari ka bërë rezistencë ndaj tyre duke mos u qetësuar, ndërsa më pas është dërguar në komisariat për gjykim të mëtejshëm.

48-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet për abuzim në familje, lëndime të rënda, kërcënime dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH