Mjeti në foton e mëposhtme është Range Rover i cili u përdor në atentatin e pak ditëve më parë në Dobraç të Shkodrës.
Makina rezulton e vjedhur në Durres më 17 Prill të këtij viti. Mësohet se mjeti është vjedhur në lagjen 12 dhe ka qënë pronari në atë kohë që bëri denoncim në policinë e Durrësit.
Ky infomacion është përftuar nga grupi hetimor pas krahasimit qe i është bërë numrit te shasisë, ne automjetin që u djeg në fshatin Golem.
Kujtojmë se ngjarja kriminale ndodhi pasditen e 30 tetorit, ndërsa nga atentati humbën jetën Arlind Bushati dhe Hamza Lici, ndërsa Flutura Basha ndërroi jetë në vend për shkak të përplasjes. Bashkëshorti i saj Bashkim Basha ndodhej në intubim deri ditën e djeshme, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.