Kronikë

Francë/ Arrestohet shqiptari me furgon të ardhur nga Spanja, i ngarkuar me 82 kg drogë, kokainë, marijuanë e hashash

Shkruar nga Liberale.al

Francë/ Arrestohet shqiptari me furgon të ardhur nga Spanja, i

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Francë pasi u kap duke drejtuar një furgon të vjedhur të ngarkuar me sasi të konsiderueshme droge, përfshirë kokainë, marijuanë dhe hashash.

Furgoni, i regjistruar në Francë, kishte ardhur nga Spanja dhe doli nga autostrada përmes daljes në qytetin Céret, ku u përball me një kontroll doganor. Gjatë kontrollit, shoferi, një 40-vjeçar shqiptar që jetonte në Gjermani, u tregua i hutuar dhe nuk arriti të tregonte se në cilin qytet spanjoll kishte kaluar disa ditë pushim.

Para gjykatës, ai pranoi se ishte paguar për të bërë transportin, por pretendoi se kishte menduar se po dërgonte vetëm hashash, pa e ditur për prani të kokainës dhe marijuanës në furgon.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH