Kronikë

Çfarë ndodhi? Një person i armatosur kërcënon Punonjësit e Task Forcës në Pogradec, dyshimet e policisë

Shkruar nga Liberale

Çfarë ndodhi? Një person i armatosur kërcënon

Një person i armatosur ka kërcënuar Punonjësit e Task Forcës në fshatin Buzaishtë të Pogradecit.

Policia bën me dije se punonjësit kanë shkuar në këtë fshat për verifikimin e personave me ndihmë ekonomike por janë përballur me një situatë aspak të zakontë kur një shtetas i identifikuar si Spartak Çela ju ka dalë përpara dhe i ka kërcënuar dhe sipas punonjësve ky shtetas ka qënë i armatosur.

Çela si fillim ka debatuar me shoferin e Task Forcës dhe më pas kanë ndërhyrë edhe persona të tjerë por fill pas konfliktit Çela ju ka kërkuar falje(duke u shprehur se i ka keqkuptuar dhe i mendonte persona të tjerë(polici) dhe është larguar në drejtim të paditur.

Burime nga policia bëjnë të ditur se Çela është një person i shpallur në kërkim për vrasje mbetur në tentativë prej dy vitesh. Ai ka plagosur shokun e tij në një lokal dy vite më parë.

Policia ndërkohë është vënë në ndjekje të tij pasi ai është arratisur për herë të dytë.

Deri në këto momente Çela nuk është vënë në prangat e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH