Kronikë

EMRI/ U përplas kokë më kokë me kamionin, humb jetën 46-vjeçarja shqiptare në Itali! Në gjendje të rëndë vajza e mitur

Shkruar nga Liberale

EMRI/ U përplas kokë më kokë me kamionin, humb jetën

Një 46-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Itali një ditë më parë, 7 prill.

Sipas medieve italiane, makina e drejtuar nga Dorina Bardhi është përplasur me një kamion. Si pasojë Dorina, 46 vjeç humbi jetën, ndërsa vajza e saj 9-vjeçare, e cila ndodhej në makinë së bashku me të ëmën ndodhet në gjendje të rëndë.

EMRI/ U përplas kokë më kokë me kamionin, humb jetën

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së djeshme.

Makina në të cilën udhëtonin nëna dhe vajza, një Opel Meriva, u përplas kokë më kokë me një kamion.  Dinamika e tragjedisë po hetohet ende nga Policia.

Dorina la pas burrin dhe tre vajzat e saj.

“Një grua e mrekullueshme”, tha një e njohur, “e përkushtuar ndaj familjes së saj dhe gjithashtu ndaj komunitetit, për të cilin ajo bëri shumë”.

EMRI/ U përplas kokë më kokë me kamionin, humb jetën

Dorina ishte e njohur, bashkëpunonte me shoqata, me famulli e oratori dhe ishte gjithmonë në ballë, e qeshur dhe entuziaste në organizimin e ahengjeve e eventeve, kushtuar mbi të gjitha fëmijëve./vizionplus.tv

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH