Kronikë

Vjehrra dhe dhëndri rrahin njëri-tjetrin në Fier, përfundojnë në polici

Shkruar nga Liberale

Vjehrra dhe dhëndri rrahin njëri-tjetrin në Fier,
Ndodh edhe kjo.

Policia e Fierit konfirmoi veprimet hetimore të kryera në 24 orët e fundit, teksa më e pazakontë është ngjarja e përleshjes së një 56-vjeçareje me dhëndrin e saj (bashkëjetuesi i vajzës).

Shërbimet e Komisariatit informuan sot (28 prill) se referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për F. Y., 41 vjeç, banues në Vlorë dhe L. Rr., 56 vjeçe, banuese në fshatin Marinëz, të cilët janë përleshur mes tyre dhe janë rrahur, duke shkaktuar dëmtime të lehta.

Policia sqaron se 56-vjeçarja është nëna e bashkëjetueses së 41-vjeçarit.

Të dy akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit”, tha policia vendore, pa dhënë detaje për shkaqet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH