Një 70-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në vendin e punës.
Burime bëjnë me dije se viktima është Dhimitraq Peçi, i cili punonte në një palestër.
Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në bllokun nr. 4, Ersekë.
Dyshohet se 70-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht nga skela, e për rrjedhojë ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.